Në këtë Faqe të krijuar me dashuri e respekt për gjuhën Shqipe dhe dëshirën për ti qënë afër e në ndihmë komunitetit Shqiptar, bashkatdhetarët në New York do të gjejnë prehje në te gjitha pikepyetjet që mund te kenë. Mungesa e informacionit dhe barriera gjuhësore janë gjithmonë pengesë për orientimin e duhur. Këtu do të gjeni shumëllojshmëri informacionesh, shërbimesh dhe të rejash. Këtu mund të pyesni e të merrni përgjigje në gjuhën tuaj të dashur. ALNY.info ka për mision të zgjidh fjalekryqet e jetës suaj. Pyesni Shqip në ALNY.info Komuniteti Shqiptar në New York është një ndër më të mëdhenjte në Amerikë dhe si i tillë ka përbërje të larmishme profesionistësh, specialistësh dhe mjeshtrash të zotë në çdo fushë e sektor. ALNY.info mundëson një bashkëpunim dhe bashkëshkembim të ndërthurur brenda komunitetit që garanton lehtësi dhe arritje më të mëdha. Përgjigjuni Shqip në ALNY.info |
|||

Misioni i kësaj Faqeje të Interneti.